Arratiset nga burgu i Shënkollit, i burgosuri me probleme të shëndetit mendor

Një i burgosur është arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë.

Sipas informacioneve, Daut Laze ka arritur të kalojë sigurimin dhe të arratiset gjatë natës. Ky shtetas rezulton të ishte i dënuar për dhunë në familje, ndërkohë që sipas stafit të burgut, trajtohej për probleme të shëndetit mendor.

Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë policia po punon për kapjen e tij si dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *