Arrestohet 37-vjeçari në Mirditë, pasi kanosi me thikë një qytetar, goditi me grusht policin

Një 37 vjeçar ka kanosur me thikë pronarin e një lokali në qytetin e Rubikut pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjatë ndërhyrjes së oficerëve të policisë 37-vjeçari në gjendje të dehur, i ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur me grusht njërin prej tyre.Më pas, ai është larguar nga vendi i ngjarjes, por u arrestua menjëherë nga Policia.

Mbi 37-vjeçarin rëndojnë akuzat: “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *