Hilal Sarac, një astrologe turke, është arrestuar pasi parashikoi vdekjen e mundshme të politikani të njohur, Devlet Bahceli, dhe ndikimin që kjo do të kishte në rënien e qeverisë turke. Ajo është akuzuar për ofendim të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe liderit të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, Devlet Bahceli. Sarac kishte deklaruar se Bahceli mund të vdesë para zgjedhjeve të ardhshme dhe se kjo do të shkaktonte një kolaps të qeverisë, duke çuar në zgjedhje të parakohshme. Prokuroria ka nisur hetimet ndaj saj.