Banka e Shqipërisë: Një në pesë familje shqiptare merr borxh për të jetuar

Sipas sondazhit “Gjendja financiare dhe huamarrja e familjeve në Shqipëri” të realizuar nga Banka e Shqipërisë, 24% e familjeve kanë marrë të paktën një hua gjatë vitit të shkuar, shifër që tregon një ulje të lehtë krahasuar me 2023-n.

Rreth 35% e borxheve janë marrë për konsum të përditshëm, ndërsa pjesa tjetër ka shkuar për riparime dhe blerje të banesave, zhvillimin e biznesit dhe studimet.

Gati gjysma e huave u morën nga institucionet financiare, ndërsa pjesa tjetër ka ardhur nga të afërmit e familjarët. Sipas Bankës së Shqipërisë, borxhet janë të shpërndara thuajse në mënyrë të barabartë midis zonave urbane dhe rurale, me një pjesë të konsiderueshme edhe në Tiranë.

Për më tepër, një në tre shqiptarë ka jetuar gjatë vitit të shkuar në kushte të vështira ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *