Bastiset jetimorja, rrëmbehen 9 persona

Një grup i armatosur ka bastisur një jetimore në jug të kryeqytetit të Haitit, Port-au-Prince, duke rrëmbyer nëntë persona. Sipas mediave lokale, mes të rrëmbyerve është misionarja irlandeze Gena Heraty, e cila ka mbi 30 vite që punon me organizatën “Nos Petits Frères et Sœurs”. Bashkë me të janë rrëmbyer edhe shtatë punonjës haitianë dhe një fëmijë trevjeçar me aftësi të kufizuara.

Grupi kriminal hyri në ambientet e jetimores duke çarë gardhin rrethues, pa përdorur armë zjarri, dhe detyroi pengjet të largoheshin në këmbë. Deri më tani nuk ka informacione për vendndodhjen e tyre apo kërkesa të rrëmbyesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *