BBC kërkon falje Trumpit për editimin e fjalimit të 6 janarit, por refuzon kompensimin


BBC kërkon falje Trumpit për editimin e fjalimit të 6 janarit, por refuzon kompensimin

BBC-ja i kërkoi falje presidentit amerikan Donald Trump për mënyrën se si ishte edituar një episod i programit Panorama, që kishte krijuar përshtypjen se Trump kishte bërë thirrje të drejtpërdrejta për dhunë gjatë fjalimit të tij më 6 janar 2021. Korporata nuk pranoi të paguajë kompensim, edhe pse avokatët e Trumpit kishin kërkuar 1 miliard dollarë në rast të moskërkimfaljes dhe tërheqjes së dokumentarit.

Ngjarja çoi në dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, Tim Davie, dhe drejtoreshës së informacionit, Deborah Turness. BBC-ja njoftoi gjithashtu se nuk do ta transmetojë më dokumentarin dhe shpjegoi se editimi i klipit ishte pa qëllim për të mashtruar, duke qenë vetëm një pjesë e shkurtuar e një fjalimi më të gjatë. Korporata argumentoi se dokumentari nuk i kishte shkaktuar dëm Trumpit dhe se fjalimi mbrohet si çështje me interes publik sipas ligjeve amerikane.

Trump reagoi duke thënë se fjalimi i tij ishte “masakruar” dhe ishte paraqitur në mënyrë mashtruese për shikuesit. BBC-ja ka pranuar kërkesën e ekipit ligjor të Trumpit për falje dhe për rishikim të dokumentarit, por nuk ka ndryshuar qëndrimin për kompensimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *