Belgjika në protestë, mijëra njerëz në rrugë kundër reformës së pensioneve

Dhjetëra mijëra belgë u mblodhën të enjten në Bruksel për të protestuar ndaj reformave të pensioneve të planifikuara nga qeveria e re, në kuadër të një greve të shumëditore që shkaktoi kaos në trafikun ajror të vendit.

Policia lokale raportoi se 60,000 persona i ishin bashkuar grevës, duke u përballur me forcat e rendit jashtë selisë së partisë liberale të qendrës së djathtë, MR, pjesë e koalicionit qeverisës.

Përleshjet shpërthyen, me policinë që përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën.Përleshje të ngjashme u regjistruan edhe pranë selisë së partisë kristiandemokrate Les Engages.

Protestuesit mbajtën pankarta që shpërndanin mesazhe të forta, si “Ne nuk jemi limonë”, ndërsa disa shfaqën pllaka me fraza latine, një referencë për pasionin e kryeministrit të ri, Bart De Wever, për të përdorur citate latine në çdo mundësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *