Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se më 22 nëntor 2025, në orën 09:00, do të zhvillohet seanca gjyqësore për Belinda Ballukun dhe dy zyrtarët e tjerë, Gentian Gjyli e Erald Elezi. Gjatë seancës ata do të merren në pyetje dhe do të shqyrtohen masat e sigurisë përkatëse.
Një ditë më parë, SPAK bëri të ditur se Gjykata kishte vendosur pezullim nga detyra dhe ndalim për daljen jashtë vendit për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa dy zyrtarët e tjerë do të qëndrojnë nën arrest shtëpie.
Sipas SPAK, Balluku, në cilësinë e ministres, ka drejtuar në mënyrë të kundërligjshme disa tenderë, përfshirë tunelin e Llogarasë dhe Lotin e Katërt të Unazës së Madhe, deri në lidhjen e kontratës me operatorin fitues.