Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të nisë një hetim në lidhje me ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Në një konferencë për mediat, Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmet që flisnin për shkarkimin e Yuri Kim nga Departamenti i Shtetit. Ai tha se nuk ka informacione të sigurta për këtë çështje.
“Nuk kam asnjë informacion të sigurt, përveç lajmeve të publikuara, nëse ajo është shkarkuar apo jo. Ajo që unë kam thënë është se në deklaratat e mia, ajo ka qenë një diplomate e korruptuar. Kam ftuar FBI-në dhe Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe të gjitha informacionet që kam, jam i gatshëm t’ua vë në dispozicion”, deklaroi Berisha.