Bolton: SHBA mund të tërheqë trupat ushtarakë nga Kosova dhe Ballkani

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Donald Trump, John Bolton, ka ngritur shqetësime për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova dhe rajoni i Ballkanit. Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, ai theksoi se një vendim i tillë mbetet i mundur për sa kohë Trump është në Shtëpinë e Bardhë.


Bolton kritikoi gjithashtu qëndrimin e disa liderëve europianë ndaj konfliktit me Iranin, duke paralajmëruar se një distancim i Europës mund të ndikojë në ndryshimin e politikës amerikane edhe ndaj Ukrainës. Sipas tij, kjo mund të çojë deri në ndërprerjen e ndihmës ushtarake dhe të shkëmbimit të inteligjencës.


Ai shtoi se ka pasur diskutime për tërheqjen e trupave amerikane nga vendet më të vogla të Ballkanit dhe se kjo ide mund të marrë më shumë peshë në varësi të zhvillimeve politike në SHBA, duke e cilësuar situatën si një rrezik potencial për NATO-n.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *