Bonusi i pensionistëve, tashmë ka një datë kur do të shpërndahet!

Pensionistët do të përfitojnë bonusin e pranverës nga 1 marsi, pas një vonese në shpërndarjen e tij. Sipas shpjegimit nga Qeveria, vonesa është shkaktuar nga procedurat e brendshme ndërinstitucionale.

Pensionistët që marrin deri në 20,000 lekë pension do të përfitojnë 10,000 lekë shtesë, ndërsa ata që marrin më shumë se 20,000 lekë do të marrin një bonus prej 15,000 lekësh. Kjo iniciativë vjen pas një ndryshimi të tretë të buxhetit, ku janë alokuar 6.3 miliardë lekë për mbështetje të pensionistëve.

Gjithashtu, përfitues të bonusit do të jenë të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar dhe kujdestarët e tyre. Bonusi do të tërhiqet në të njëjtën ditë që merret dhe pensioni përmujor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *