Shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në njësinë administrative Shupenzë, në Bulqizë.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur brenda një banese dhe dyshohet të ketë qenë aksidental. Si pasojë e incidentit kanë mbetur të plagosur shtetasi M. M. dhe shtetasja Rr. M.
Të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, sipas burimeve zyrtare, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e shpërthimit.