Rama jep sihariqin: Diella është shtatzënë dhe pret plot 83 fëmijë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të pazakontë për zgjerimin e “familjes” së inteligjencës artificiale shqiptare. Sipas tij, Ministrja për Inteligjencën Artificiale, Diella, pritet të “shtohet me fëmijë” – pra, të krijohen 83 asistentë virtualë, një për secilin deputet të Partisë Socialiste në legjislaturën e re. “Diella është ‘shtatzënë’ dhe pret 83 fëmijë, nga…

Read More

Drejtoi makinën i dehur, arrestohet polici në Vlorë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë Inspektorin H. I., punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, i dyshuar për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt, njofton A2 CNN. Ngjarja ndodhi pas një telefonate të një qytetari në sallën operative mbrëmjen e djeshme, i cili pretendonte…

Read More

Rregulla të reja për monopatinat elektrike, pritet ndryshimi i Kodit Rrugor

Pas pezullimit të përkohshëm të lëvizjes me monopatina elektrike, Ministria e Brendshme po përgatit një kuadër të ri ligjor që do të përcaktojë qartë mënyrën e përdorimit të tyre në qytet. Të premten, ministrja Albana Koçiu zhvilloi një tryezë ndërinstitucionale me përfaqësues të Policisë së Shtetit, ARRSH, DPSHTRR, Bashkisë së Tiranës dhe ekspertë të sigurisë…

Read More

Belinda Balluku nën hetim për tenderat, reagon SPAK: Nuk kemi asgjë për të ndarë me median

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, si person nën hetim për “shkelje të barazisë në tendera”. Burime për News24 bëjnë me dije se Balluku është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën, me një fletëthirrje të firmosur nga prokurori i posaçëm Dritan…

Read More

Ndryshime në qeveri: Emërime dhe lirime nga detyra në tre ministri

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e datës 23 tetor 2025, ka miratuar disa ndryshime në strukturat drejtuese të institucioneve shtetërore. Arta Dollani është liruar nga detyra e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit. Në të njëjtën mbledhje, Elda Xhumari është caktuar zëvendësministre e Mjedisit dhe…

Read More

Rasti i parë në botë, zbulohet një koloni merimangash në kufirin Shqipëri-Greqi

Një grup speleologësh ka zbuluar një koloni të jashtëzakonshme merimangash në një shpellë përgjatë kufirit Shqipëri–Greqi, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore Subterranean Biology. Kolonia, e gjetur në të ashtuquajturën Shpella e Squfurit, mbulon rreth 106 metra katrorë të mureve shkëmbore dhe përmban afro 111 mijë merimanga të dy llojeve – Tegenaria domestica…

Read More