Çfarë ndodh nëse një raketë iraniane lëshohet drejt Ballkanit? Karamuço jep përgjigjen…

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço shpjegon se nëse një raketë balistike nga Irani drejtohet drejt Ballkanit, sistemi i mbrojtjes së NATO-s do ta zbulojë dhe neutralizojë menjëherë.

Sipas tij, qendra e NATO-s në Rumani është e para që detekton lëshimin e raketës dhe jep alarmin për strukturat e tjera.


Më pas, Gjermania koordinon përgjigjen dhe vendos se cilat sisteme kundër-balistike do të përdoren për ta rrëzuar raketën, ndërsa Spanja monitoron situatën në Mesdhe. Karamuço thekson se NATO ka një sistem shumë të avancuar mbrojtjeje që përditësohet vazhdimisht.

Ai kujtoi gjithashtu se një raketë balistike e lëshuar nga Irani u rrëzua së fundmi nga NATO në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *