Showmani i njohur turk Mehmet Ali Erbil, një nga figurat më të dashura dhe më të komentuar të ekranit, ka kurorëzuar dashurinë me të dashurën e tij 26-vjeçare, Gülseren Ceylan.
Për 68-vjeçarin, kjo është martesa e gjashtë, dhe këtë herë ai ka zgjedhur një ceremoni të thjeshtë familjare në Stamboll më 28 gusht, ku morën pjesë vetëm miqtë dhe familjarët më të afërt.
Edhe pse çifti ndau momente të lumtura nga ceremonia në rrjetet sociale, ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë ishte diferenca e madhe e moshës mes tyre – plot 42 vjet. Debatet u intensifikuan kur u theksua se bashkëshortja e re e Erbil është më e re se vajzat e tij: Sezin, 43 vjeç, dhe Yasmin, 29 vjeç.
Përballë kritikave, Mehmet Ali Erbil reagoi me humor, duke thënë:
“Dallimi ynë është vetëm 40! Ç’rëndësi ka, miq… është thjesht një numër!”