Deri në 2029 te Partizani, mesfushori rinovon kontratën

Partizani ka rinovuar kontratën me mesfushorin Gjerigji Kote. Lajmi është bërë publik nga klubi, në rrjetet sociale. Kote do të qëndrojë në kryeqytet, deri në vitin 2029.

“FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Gjergji Koten. 20 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2029, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e mesfushorit të talentuar te Partizani.Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar”- shkruan klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *