“Derrkuce”, Donald Trump ofendon gazetaren që e pyeti për rasti Jeffrey Epstein

“Urtë urtë derrkuce”. Kjo është fyerja e rëndë që presidenti i Amerikës, Donald Trump i bëri një gazetareje të Bloomberg e cila po i bënte një pyetje në lidhje me rastin Jeffrey Epstein.

Gazetarja nxitoi që të bënte pyetje në një kohë me disa kolegë të tjerë, por presidenti i irrituar reagoi ashpër duke e sulmuar atë për paraqitjen e jashtme apo “bodyshaming”, siç njihet ndryshe.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe komentet drejtuar liderit të Shtëpisë së Bardhë ishin tepër negative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *