Donald Trump lançon linjën e tij të parfumeve, “Victory 45-47” – simbol i fitores dhe pushtetit

Presidenti amerikan Donald Trump ka hyrë fuqishëm në industrinë e parfumeve me një linjë të re aromash që, sipas tij, mishërojnë fitoren, forcën dhe suksesin. E prezantuar në platformën e tij Truth Social, linja mban emrin “Victory 45-47”, një referencë e qartë ndaj ambicieve të tij politike dhe numrave të mandateve që synon të mbajë në histori.

“Parfumet Trump janë këtu. Quhen ‘Victory 45-47’ sepse simbolizojnë Fitoren, Fuqinë dhe Suksesin – për burrat dhe gratë. Bleni një për veten tuaj dhe një për ata që doni. Shijojeni, argëtohuni dhe vazhdoni të fitoni!”, shkruan Trump në njoftimin e tij.

Linja përfshin dy versione: “ikonike” dhe “edicion i limituar”, me një çmim prej 249 dollarësh për shishe. Aroma për femra përshkruhet si një kombinim i besimit, bukurisë dhe vendosmërisë, ndërsa ajo për meshkuj u dedikohet liderëve të vendosur që udhëheqin me forcë dhe vizion.

“Victory 45-47” vjen si zgjerim i koleksionit të parfumeve Trump, i cili u lançua për herë të parë në dhjetor dhe synon të kombinojë identitetin politik me stilin personal të ish-presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *