Donald Trump ultimatum Rusisë: Ose marrëveshje për ukrainën, ose sanksione të rënda.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një ultimatum të fshehtë ndaj Rusisë, duke kërkuar përfundimin e konfliktit në Ukrainë dhe arritjen e një “marrëveshjeje”, përndryshe do të vendosen sanksione të reja dhe tarifa të larta importi.

Trump, në një postim në Truth Social, theksoi se Rusia, ekonomia e së cilës po përballet me vështirësi, duhet të marrë një vendim të shpejtë, ose do të përballet me pasojat.

Ai gjithashtu përsëriti se konflikti nuk do të kishte shpërthyer nëse ai do të kishte qenë në detyrë dhe shprehu gatishmërinë për bisedime me presidentin Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *