Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Durrës, ku një 14-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë një 15-vjeçar gjatë një konflikti. Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”.
I mituri i plagosur, E. B., 15 vjeç, ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës.
Njoftimi i policisë:
Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.