Këshilli i Ministrave ka shpallur të dielën, më 2 nëntor 2025, Ditë Zije Kombëtare në nderim të ish-Kryeministrit Fatos Nano, një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
Në shenjë respekti për kontributin e tij në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohen Homazhe Kombëtare dhe ceremoni funebre shtetërore. Flamuri kombëtar në të gjitha institucionet shtetërore e publike do të ulet në gjysmë shtize, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.