E FUNDIT/ Një vaksinë e re mund të zhdukë kancerin e gjirit deri në vitin 2030

Një vaksinë e re, e përshkruar si revolucionare, mund të zhdukë kancerin e gjirit deri në vitin 2030. Studiuesit nga Cleveland Clinic dhe kompania Anixa Biosciences kanë përfunduar fazën e parë të provës klinike, ku mbi 75% e grave që morën vaksinën shfaqën një përgjigje të fuqishme imunitare.

Vaksina synon si parandalimin, ashtu edhe trajtimin e kancerit të gjirit, një sëmundje që prek një në tetë gra. Në fazën e parë, ajo iu dha 35 grave me forma të rënda të sëmundjes, përfshirë kancerin “triple negativ” – më agresivi dhe më vdekjeprurësi.

Pas vaksinimit, studiuesit monitoruan prodhimin e antitrupave kundër një molekule të quajtur alfa-laktalbuminë, e cila është e pranishme vetëm gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Kjo e bën atë një objektiv ideal, pasi në kohët e tjera, trupi nuk e prodhon këtë proteinë, duke shmangur dëmtimin e indeve të shëndetshme.

Sipas Dr. Amit Kumar, drejtues i Anixa Biosciences, i vetmi efekt anësor i raportuar ishte një irritim i lehtë në vendin e injektimit.

Ai tha për New York Post:

“Nëse kjo vaksinë funksionon, mund të zhdukim kancerin e gjirit siç kemi bërë me poliomielitin dhe sëmundje të tjera infektive.”

Faza e dytë e provave pritet të nisë vitin e ardhshëm, duke përfshirë më shumë gra dhe lloje të ndryshme të kancerit të gjirit.

Ky projekt mbështetet nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe pritet të prezantohet së shpejti në Shtëpinë e Bardhë, megjithë shqetësimet për shkurtime në buxhetin federal për kërkime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *