Një 49-vjeçare nga Fier është arrestuar pasi goditi dhe kërcënoi një avokat në zyrën e tij.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në Fier, ku shtetasja V. Xh., nga fshati Mbrostar Ura, ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj avokatit A. K., 59 vjeç.
Mësohet se avokati përfaqësonte djalin e saj në një proces gjyqësor kundër prindërve, çka dyshohet të ketë qenë shkaku i konfliktit.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.