Shorti ka caktuar Irena Gjokën si gjyqtare të seancës paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta.
Kjo dosje përfshin tre hetime ndaj Metës: çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.
Seanca do të zhvillohet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në 08 Shtator, për shqyrtimin e ankimit të Metës lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij. Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Igerta Hysi.
Ankimi i ish-presidentit vjen pas vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, i cili refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë me një alternativë më të lehtë. Në vendimin e tij, gjyqtari argumentoi se Meta mund të ndikojë në prishjen e provave ose të intimidonte dëshmitarët gjatë procesit gjyqësor.
Ilir Meta ndodhet në burg që nga arrestimi më 21 tetor 2024.