Elbasan, vëllai i vjedh makinën vëllait!

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin “Range Rover” të vëllait të tij. Vëllai i të dyshuarit, shtetasi L. H., ka bërë denoncim për vjedhjen e mjetit, i cili ishte parkuar në lagjen “Beqir Dardha”. Pas denoncimit, policia ka lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi” dhe ka arrestuar në flagrancë 54-vjeçarin T. H., i cili është vëllai i denoncuesit. Ai u kap duke qarkulluar me automjetin e vjedhur. Prokuroria ka marrë materialet për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *