Desire Moyo humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor në autostradën Bulaëayo–Gweru, pasi makina ku udhëtonte u përplas me një elefant. 45-vjeçari, i njohur për angazhimin e tij në kulturë dhe art, ndërroi jetë në vend, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital.
Sipas dëshmive të një kolegu, elefanti, i lënduar nga përplasja, reagoi duke sulmuar automjetin. Aksidenti ndodhi të premten, vetëm një ditë para ditëlindjes së Moyo, i cili do të kishte mbushur 46 vjeç. Ai ishte deputet në rrethin zgjedhor Nkulumane të qytetit Bulaëayo dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Sportin, Kulturën dhe Artet.
Figura të shumta politike dhe artistike kanë shprehur ngushëllime, ndërsa kryebashkiaku i Bulaëayos e cilësoi Moyo-n si një “udhëheqës ikonik dhe kreativ” që la pas një trashëgimi të fortë në jetën kulturore të vendit.