Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bojkotuar këtë të enjte mbledhjen e grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, në shenjë proteste ndaj vendimeve të kryeministrit Edi Rama.
Sipas raportimeve, Rama jo vetëm e ka shkarkuar Spiropalin nga posti ministror, por edhe e ka hequr nga Komisioni i Jashtëm parlamentar, pa i dhënë një tjetër pozicion në qeveri apo në komisionet që drejtohen nga socialistët.
Spiropali ka bojkotuar mbledhjen së bashku me deputetin socialist Fatmir Xhafaj, ndërsa mbledhja parapriu seancën parlamentare ku pritet të diskutohet çështja e imunitetit të Belinda Balluku.