Elon Musk ishte pjesë e eventit në Capitol One Arena, për të festuar fitoren e Donald Trump.Gjatë aktivitetit, Musk falënderoi të pranishmit dhe foli për të ardhmen.“E ardhmja e qytetërimit është e siguruar”, tha Musk. Ai gjithashtu u shpreh i emocionuar për rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë: “Kjo është ajo si duket fitorja”. Ai shtoi, “Zgjedhjet vijnë dhe shkojnë, por këto zgjedhje kishin vërtet rëndësi”. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Musk tha: “Zemra ime është për ju”.Musk foli edhe për udhëtimet në hapësirë, duke pyetur: “A mund ta imagjinoni se sa e mrekullueshme do të ishte kur astronautët amerikanë të çojnë flamujt amerikanë në një planet tjetër?”Gjatë paraqitjes së tij, Musk bëri një gjest të dyshimtë të cilin një pjesë e njerëzve e interpretuan si përshëndetje naziste, ndërsa të tjerë e mbrojtën atë si një gjest falënderimi.