Sipas mediave italiane, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Romë kanë pezulluar ndalimin e 43 emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti të dërguar në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, duke e referuar çështjen sipas vendimit të radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta.
Sipas mediave në shtetin fqinj, janë refuzuar të gjitha kërkesat për azil, të emigrantëve që ka mbetur në Gjadër, përveç njërit. Pas seancave dëgjimore me videokonferencë me Komisionin e Azilit për të shqyrtuar ecurinë e kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare, erdhi përgjigja: të gjitha kërkesat për azil u gjykuan “dukshëm të pabazuara”.
Gjykata e Apelit të Romës pezulloi kështu vendimin e vlefshmërisë së ndalimit të 43 emigrantëve të sjellë të premten e kaluar në Shqipëri.Gjykata gjithashtu ia referon “çështjen” Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian.