Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese masën “arrest në burg” të vendosur ndaj tij. Përmes një kërkese zyrtare, avokatët e tij kërkojnë rrëzimin e vendimeve të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë, të cilat e kanë konfirmuar këtë masë sigurie.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt në kuadër të hetimeve të SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
Ndaj tij rëndojnë disa akuza, përfshirë korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.