Fajde dhe dhunë në Elbasan, policia arreston dy të rinj

Policia ka përfunduar operacionin e koduar “Threat”, duke arrestuar dy të rinj në Elbasan që dyshohen për dhënie parash me fajde dhe përdorim dhune për rikthimin e tyre. Arrestimet u kryen nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë.

Në pranga ranë P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, të cilët kishin precedentë penalë për narkotikë, armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit. Hetimet tregojnë se gjatë dy muajve të fundit dy të rinjtë kanë dhunuar dhe kanosur dy shtetas, baba e bir, për të marrë paratë e dhëna me fajde.

Gjatë operacionit u sekuestruan një automjet dhe tre celularë, të dyshuar të përdorur në aktivitetin kriminal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *