Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mëngjesin e së martës dy banesa në lagjen “Liria” të Shkodrës, duke i shkatërruar plotësisht dhe lënë dy familje pa strehë.
Flakët u përhapën me shpejtësi, ndërsa ekipet zjarrfikëse arritën t’i vënë nën kontroll pas disa orësh. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se një shkëndijë elektrike mund të ketë qenë shkaktare.