Florida/ Kryebashkiaku rrihet nga ish- i fejuari i tij, 40 vite më i ri

Kryebashkiaku 72-vjeçar i Fort Lauderdale, Dean Trantalis, ka deklaruar në gjykatë se është sulmuar nga ish-i fejuari i tij, Daniel James Curran, 34 vjeç, gjatë një përleshjeje të ndodhur më 1 nëntor jashtë shtëpisë së tij.

Sipas policisë, Curran e rrëzoi në tokë dhe e zvarriti Trantalisin disa metra në rrugë, pavarësisht se kishte një urdhër mbrojtjeje kundër tij. Ai u arrestua dhe u akuzua për sulm ndaj një të moshuari dhe shkelje të urdhrit të gjykatës.

Trantalis pranoi se e kishte lejuar ish-partnerin të hynte në shtëpi, duke shpresuar ta ndihmonte me trajtim mendor. Ai pësoi lëndime të lehta në kyç, këmbë dhe gju.

Gjykata caktoi një kaucion prej 6,000 dollarësh dhe ndaloi Curran të afrohej me kryebashkiakun apo të mbante armë. Ai u lirua nga burgu të premten në mbrëmje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *