Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Korçë, dyshohet se nëna nuk e ushqeu me gji

Një foshnjë rreth 2-muajshe është shtruar në gjendje të rëndë në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës. Sipas burimeve nga policia dhe spitali, dyshohet se gjendja e rënduar lidhet me kequshqyerjen.


Foshnja kishte lindur para kohe dhe ishte trajtuar fillimisht në spitalin e Korçës dhe më pas në Tiranë, nga ku ishte larguar në gjendje të mirë. Problemet shëndetësore u shfaqën pasi u kthye në shtëpi.


Paraprakisht dyshohet se nëna nuk e ka ushqyer me gji fëmijën dhe se mund të ketë probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë policia ka nisur verifikimet, ndërsa mjekët po luftojnë për të shpëtuar jetën e foshnjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *