Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikon se kur do të përfundon bota.
Njutoni, i njohur për formulimin e ligjeve të lëvizjes dhe gravitetit dhe shpikjen e llogaritjes, gjithashtu kishte një interes të përjetshëm për fenë dhe besonte në vizionet biblike të apokalipsit – veçanërisht në Betejën e Harmagedonit.
Njutoni shkroi: “Këtë nuk e përmend për të pohuar se kur do të jetë koha e fundit, por për t’i ndalur hamendjet e nxituara të njerëzve fantastikë që parashikojnë shpesh kohën e fundit (për kohën kur ai jetonte), duke bërë kështu për të diskredituar profecitë e shenjta aq shpesh sa parashikimet e tyre dështojnë”.
Paralajmërimi, i skalitur mbi një llogaritje matematikore në një fletë letre në 1704, thotë se Toka do të “rivendoset” në 2060.