Një incident është regjistruar pasditen e sotme pranë portit të Megistit, në Kastellorizo, ku një anije e Frontex është fundosur.
Sipas mediave greke, mjeti lundrues ka goditur një shkëmb gjatë një manovre, çka ka shkaktuar fundosjen e tij. Në bord ndodheshin gjashtë persona, dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sakta të incidentit.