Qeveria polake po shqyrton mundësinë e futjes së trajnimit ushtarak të detyrueshëm për të gjithë burrat e rritur, një propozim që pritet të finalizohet deri në fund të këtij viti.
Në një fjalim të mbajtur në parlament, Kryeministri Donald Tusk deklaroi se ky model ka për qëllim që çdo burrë në Poloni të ketë stërvitje ushtarake, duke e bërë atë të gatshëm për çdo situatë të mundshme lufte. Sipas Tusk, kjo iniciativë do të garantojë një forcë rezervë të mjaftueshme dhe të aftë për të përballuar kërcënimet eventuale. Ndërkohë, ai shtoi se, edhe pse plani është i orientuar kryesisht për burrat, nuk përjashtohet mundësia që edhe gratë të mund të marrin pjesë në këtë trajnim.
Gjithashtu, Kryeministri Tusk mbështeti idenë e tërheqjes së Polonisë nga disa konventa ndërkombëtare, si Konventa e Otavës, që ndalon përdorimin e minave, dhe Konventa e Dublinit, që ndalon përdorimin e municioneve thërrmuese. Për këto çështje, ai theksoi se do të ketë konsultime të mëtejshme me ministrin e Mbrojtjes.