Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në veri të Mitrovicës për sulm ndaj personelit policor. Ngjarja ka ndodhur më 25 shkurt 2025, kur një përleshje mes dy grupeve ka shpërthyer në rrugën “Kral Petri”, afër kafenesë “Tre sheshira”.
Pas ndërhyrjes së policisë për të ndaluar rrahjen, dyshuarit kanë ofenduar dhe sulmuar tre zyrtarë policorë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Të arrestuarit janë testuar për alkool dhe kanë rezultuar nën ndikimin e tij. Ata janë dërguar në stacionin policor dhe janë ndaluar për 48 orë për hetime të mëtejshme. Rasti është paraqitur për shqyrtim të prokurorit.