Një automjet tip Peugeot u gjet i djegur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, pranë një impianti inertesh në Tapizë.
Gjatë kontrollit, policia konstatoi në brendësi të makinës dy armë automatike dhe një krehër.
Grupi hetimor po punon për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Me datë 03.10.2025 rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër”.