Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për dorëheqje nga gjykimi i çështjes penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Vendimi u mor nga nënkryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, i cili argumentoi se nuk ekzistojnë rrethana që ta vendosin gjyqtaren në kushtet e papajtueshmërisë.
Gjatë seancës së së mërkurës, vendimi u bë i ditur nga vetë gjyqtarja Gjoka. Ndërkohë, prokurori Klodian Braho paraqiti një pjesë të provave shkresore që kërkoi të përfshihen në proces. Seanca e radhës është caktuar për datën 9 dhjetor.