Gjobë për bizneset që nuk dorëzojnë bilancin financiar online, deri më 31 korrik


Me mijëra biznese në Shqipëri nuk kanë dorëzuar ende pasqyrat financiare për vitin 2024 në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), ndonëse afati përfundimtar është data 31 korrik.

QKB rikujton se të gjitha subjektet që kanë detyrimin ligjor për dorëzim, duhet të plotësojnë këtë proces në kohë, përndryshe do të përballen me një gjobë prej 60 mijë lekësh.

Dokumentacioni i detyrueshëm përfshin:

Pasqyrat financiare vjetore

Raportin e ecurisë së veprimtarisë

Raportin e auditimit (kur kërkohet sipas ligjit)

Sipas QKB-së, deri tani janë dorëzuar rreth 26,500 bilance, ndërsa 2,000 të tjera janë në proces shqyrtimi, nga rreth 35 mijë biznese që kanë këtë detyrim.

QKB thekson se vendosja e gjobës nuk e zëvendëson dorëzimin e bilancit – bizneset e gjobitura duhet gjithsesi të përmbushin detyrimin ligjor për dorëzim.

Dorëzimi bëhet vetëm online përmes portalit e-Albania, ku janë të shpjeguara hapat që duhet ndjekur për çdo subjekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *