Zgjatja e gjumit gjatë fundjavës mund të jetë një aleat i fuqishëm për shëndetin e zemrës. Sipas një studimi të fundit, personat që flenë rreth një orë më shumë në fundjavë krahasuar me ditët e javës kanë një rrezik më të ulët për sëmundje kardiovaskulare.
Hulumtimi tregon se ky zakon lidhet veçanërisht me uljen e rasteve të goditjes në tru, sëmundjes koronare të zemrës dhe anginës. Efekti më i madh mbrojtës u vu re te individët që flinin më pak se gjashtë orë gjatë ditëve të punës, por që kompensonin mungesën e gjumit duke shtuar të paktën dy orë gjumë gjatë fundjavës.
Ekspertët theksojnë se, ndonëse gjumi i rregullt çdo ditë mbetet ideal, rikuperimi i gjumit në fundjavë mund të ndihmojë në uljen e dëmeve që i shkaktohen zemrës nga mungesa e pushimit gjatë javës.