Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Aliveri, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u godit me thikë nga njerku i tij 36-vjeçar, pas një konflikti familjar.
Sipas mediave greke, sherri nisi si një debat i ashpër, por përshkallëzoi shpejt në dhunë, kur autori mori një thikë dhe e goditi të riun në kyçin e dorës së djathtë.
Pas sulmit, i riu arriti të largohej nga banesa dhe telefonoi menjëherë numrin e emergjencës 112. Policia në Volos ndërhyri me shpejtësi, duke e siguruar 18-vjeçarin dhe arrestuar të dyshuarin.
36-vjeçari u përball me akuza për dhunë në familje dhe përdorim të paligjshëm të armës. Sipas dëshmisë së viktimës, dhuna kishte qenë e përsëritur edhe më parë. Gjykata e shpalli fajtor autorin dhe e dënoi me tre vite burg pa të drejtë pezullimi apo lirimi me kusht, duke urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të tij në burg.