Historike/ Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve në Gaza

Një zhvillim historik në Lindjen e Mesme: Qeveria izraelite ka miratuar marrëveshjen me Hamasin për armëpushim dhe lirimin e të gjithë pengjeve në Gaza. Marrëveshja, e firmosur në Egjipt, hyri në fuqi menjëherë.
Sipas dokumentit, ushtria izraelite do të tërhiqet brenda 24 orëve, ndërsa Hamasi do të lirojë pengjet e mbetur gjallë brenda 72 orëve. Në këmbim, pritet lirimi i rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë.
Për të garantuar zbatimin e armëpushimit, SHBA-të do të dërgojnë 200 trupa monitoruese, ndërsa Egjipti, Katari, Turqia dhe SHBA do të krijojnë një grup pune për mbikëqyrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *