Historike në Maldive, ndalohet përfundimisht pirja e duhanit

Që nga 1 nëntori, shteti ishullor ka ndaluar përfundimisht pirjen dhe shitjen e duhanit për këdo të lindur pas janarit 2007 — duke u bërë vendi i parë në botë me një ndalim brez pas brezi.


Ky ligj, i iniciuar nga presidenti Mohamed Muizzu, synon të krijojë breza pa duhan dhe të mbrojë shëndetin publik.


Ndalimi vlen edhe për vizitorët, ndërsa përdorimi i cigareve elektronike është i ndaluar për të gjithë, pavarësisht moshës.


Shkeljet ndëshkohen me gjoba deri në 50,000 rufija (rreth 3,200 dollarë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *