Dashi
Keni një dëshirë të madhe për ndryshime, veçanërisht në dashuri. Por mund të ndiheni të mërzitur dhe të pakënaqur, pasi nuk do të gjeni stimuj të mjaftueshëm. Lidhjet me të lindurit e shenjës së Demit dhe Peshqve mund të shuhen. Këshillohet të shmangni historitë paralele, pasi mund të pendoheni më vonë.
Demi
Ditët e fundit kanë qenë të mbushura me tension, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Mund të ndiheni të tensionuar në sferën profesionale ose në përpjekje për t’u përshtatur me situatat e reja. Pjesa më e madhe po përjeton një krizë personale ose fizike. Ndryshimet ju pëlqejnë, por ndiheni të paaftë t’i menaxhoni.
Binjakët
Yjet do t’ju ndihmojnë të përballoni me qetësi debatet dhe keqkuptimet. Megjithatë, fundjava mund të sjellë një rënie fizike. Këshillohet që të përqendroheni në përmirësimin e raporteve private dhe të lini mënjanë problemet profesionale dhe financiare, pasi ato sjellin ankth.
Gaforrja
Kjo fundjavë nuk ka zhvillime të mëdha, sidomos në dashuri. Megjithatë, mund të jeni përballur me një problem që kërkon zgjidhje. Nga ana fizike, do të ndiheni më mirë.
Luani
Kur ndiheni të inatosur dhe dëshironi të përmirësoni marrëdhënien në çift, kjo tregon se i kushtoni rëndësi marrëdhënies. Po ashtu, mund të hasni një dobësi fizike që do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, duke ju bërë të ndiheni jo në formën më të mirë.
Virgjëresha
Për shkak të ndikimit të yjeve, mund të ndiheni të lodhur, çka mund t’ju shtyjë të kaloni një periudhë vetëm, për të shmangur situatat stresuese. Këshillohet të shmangni veprimet e rrezikshme dhe të mendoni vetëm për veten tuaj.
Peshorja
Do të kaloni një ditë të veçantë, por e shoqëruar me disa dyshime për shkak të periudhës së vështirë që keni kaluar. Po kërkoni një ekuilibër të brendshëm, gjë që do të jetë e vështirë ta arrini. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të shmangni tensionet me ata me të cilët nuk bashkëpunoni.
Akrepi
Kjo ditë do t’ju sjellë më shumë tension. Këshillohet që të dëgjoni trupin tuaj dhe të ndihmoni ambiciet tuaja. Do të merrni një lajm të rëndësishëm lidhur me sferën profesionale. Ata që kanë një aktivitet të vetin duhet të përkushtohen për të sqaruar situatat, por kjo fundjavë nuk do t’ju gjejë në gjendjen më të mirë.
Shigjetari
Jeni të prirur të vazhdoni përpara edhe në situata shumë të komplikuara. Nuk jeni natyrë që mbeteni në vend, por preferoni të guxoni. Keni mundësinë të gjeni mënyra për t’u relaksuar dhe për të shpërqendruar mendimet.
Bricjapi
Fundjava do të jetë e mbushur me emocione pozitive. Nëse ndieni nevojën për pasion, duhet ta shfrytëzoni këtë mundësi. Dikush mund të jetë rikthyer pas një periudhe dyshimesh, dhe mundësitë për rikuperim janë të favorshme. Kjo fundjavë është mjaft pozitive për sferën profesionale.
Ujori
Tensioni është i dukshëm për shkak të ndikimit të Hënës, e cila do të ndikojë në çështjet familjare dhe sentimentale. Këshillohet të shmangni tensionet në dashuri dhe të kujdeseni për gjendjen tuaj fizike.
Peshqit
Ata që kanë përmbyllur një marrëdhënie ose kanë kaluar një ndarje, tani mund të ndihen më të qetë. Hëna do t’ju ndihmojë, por duhet të shmangni shqetësimet për çështjet profesionale dhe ekonomike. Kujdes, mos lejoni që pesimizmi t’ju ndikoje, pasi ju e keni situatën nën kontroll.