Dashi (21 Mars – 19 Prill)
★★★ Pjesa e mbetur e këtij muaji është e përshtatshme për të përfunduar projekte shkrimi, punime universitare apo çështje ligjore e mjekësore. Ana tjetër e medaljes është ndikimi i Mërkurit në retrogradë, që mund të sjellë vonesa udhëtimesh dhe keqkuptime. Kontrollo mirë detajet nëse udhëton.
Mbrëmja: Qetësohu.
Këtë javë: Financat duken mirë – është momenti i duhur për të kërkuar një hua.
Demi (20 Prill – 20 Maj)
★★★★ Kjo periudhë është ideale për të mbyllur çështje që lidhen me taksa, borxhe, trashëgimi apo prona të përbashkëta. Edhe pse Mërkuri në retrogradë mund të sjellë vonesa e ngatërrime, do të të ndihmojë të përfundosh punët e vjetra.
Mbrëmja: Mëso diçka të re.
Këtë javë: Marrëdhëniet dhe miqësitë do të ecin qetë.
Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
★★★ Gjatë këtij muaji mund të dëgjosh nga ish-partnerë ose miq të vjetër — personalisht, online apo edhe në ëndrra. Për disa, kjo do të jetë mundësi për të mbyllur kapituj të vjetër, për të tjerë ndoshta një ribashkim.
Mbrëmja: Kujdes me financat.
Këtë javë: Do të ndihesh produktiv dhe me energji për të përfunduar shumë punë.
Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
★★★★ Çështjet e punës dhe detyrat e përditshme mund të ngatërrohen nga gabime, vonesa, porosi të humbura dhe komunikim i paqartë — efekte tipike të Mërkurit në retrogradë që zgjat gjithë muajin.
Mbrëmja: Je i/e fortë.
Këtë javë: Dalje shoqërore, pushime, sporte dhe kohë me fëmijët. Shijoje!
Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
★★★ Këtë muaj, Mërkuri në retrogradë mund të sjellë rikthimin e dashurive të vjetra ose kujtime romantike nga e kaluara — në realitet, online apo në ëndrra. Edhe çështje të papërfunduara me fëmijët mund të rikthehen.
Mbrëmja: Kërko pak qetësi.
Këtë javë: Pushim në shtëpi. Mund të rregullosh, dekorosh ose presësh mysafirë.
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
★★★★ Si shenjë e sunduar nga Mërkuri, do ta ndjesh fort efektin e tij retrogradë këtë muaj. Mund të dëgjosh nga të afërm me të cilët s’ke pasur kontakt prej kohësh.
Këshillë: Mbush frigoriferin dhe përgatitu për surpriza — mund të kesh mysafirë të papritur!
Mbrëmja: Kalon mirë me miqtë.
Këtë javë: Udhëtime të shkurtra, takime e biseda të shumta.
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
★★★ Gjatë këtij muaji, prit disa ngatërrime në komunikim, takime të humbura dhe vonesa — por edhe rikthime njerëzish nga e kaluara. Mërkuri retrogradë do të trazojë përditshmërinë tënde.
Mbrëmja: Je në qendër të vëmendjes.
Këtë javë: Kërko mënyra për të përmirësuar të ardhurat.
Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
★★★★ Këtë muaj kushtoji vëmendje financave dhe pasurive. Kontrollo faturat dhe ruaj kuponët. Nëse pret pagesa apo letra me vlerë, mund të vonohen.
Mbrëmja: Zgjero horizontin.
Këtë javë: Koha ideale për të blerë rroba ose për të rifreskuar garderobën.
Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
★★★★ Mërkuri është retrogradë në shenjën tënde, ndaj mund të takosh ish-partnerë, miq të vjetër apo njerëz me të cilët kishe humbur kontaktin. Gjërat mund të ngatërrohen, por është mundësi për të mbyllur çështje të vjetra.
Mbrëmja: Kujdes me paratë.
Këtë javë: Kujdesu për trupin, bëj aktivitet fizik dhe shijo kohë personale.
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
★★★★ Kjo periudhë është perfekte për kërkime dhe për të gjetur përgjigje ndaj çështjeve të së kaluarës. Do të zbulosh informacione që të ndihmojnë të zgjidhësh probleme të vjetra.
Mbrëmja: Dëgjo të tjerët.
Këtë javë: Miqësitë lulëzojnë — madje një mund të kthehet në romancë.
Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
★★★ Mërkuri në retrogradë do të ndikojë në sferën e miqësive, duke sjellë kontakte me njerëz që s’i ke parë prej kohësh. Kujdes pamjen — do të lësh përshtypje të mirë.
Mbrëmja: Përqendrohu në punë.
Këtë javë: Do të admirohesh. Është momenti të ndjekësh qëllimet e tua.
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
★★★★ Këtë muaj, Mërkuri në retrogradë mund të të vërë përballë ish-shefa, prindër apo figura autoriteti nga e kaluara. Kjo mund të të ndihmojë ose të krijojë tension — varet nga raporti që ke pasur.
Mbrëmja: Dil e shoqërohu.
Këtë javë: Udhëto, mëso dhe eksploro gjëra të reja!
Përkthyer nga Georgia Nicols