Horoskopi, 20 Shkurt 2025

Dashi
Sot është më mirë të flisni vetëm nëse është vërtet e nevojshme, pasi mund të pendoheni për fjalët që thoni. Yjet favorizojnë instinktin dhe racionalitetin. Kjo është një ditë për të bindur dikë për përfitimet e një projekti tuaj. Në dashuri, gjithçka do të ecë mirë dhe qielli është mjaft i favorshëm.

Demi
Është momenti për të bërë një hap pas me disa gjëra që po zvarriten. Disa prej jush mund të keni hequr dorë nga një projekt i rëndësishëm vitin e kaluar për shkak të zhvillimeve të papritura. Urani në shenjën tuaj mund të sjellë ndryshime që mund t’ju çorientojnë. Në dashuri, parashikohet tension, prandaj tregohuni të kujdesshëm.

Binjakët
Ka një përmirësim të dukshëm krahasuar me javën e kaluar. Tani mund të përjetoni emocione të bukura, sidomos në një histori që ka shumë rëndësi për ju. Për binjakët, lidhjet që zgjasin më shumë mund të bëhen të lodhshme, duke shkaktuar tensione.

Gaforrja
Kjo e enjte do të jetë e mbushur me tension dhe nervozizëm. Kur ndjeni negativitet, mund të izoloheni, por është më mirë të shmangni diskutimet që mund të shkaktojnë debate të panevojshme.

Luani
Venusi do të ndikojë pozitivisht në disponimin tuaj. Edhe pse mund të ketë tensione për shkak të vonesave, me pak durim gjithçka do të zgjidhet. Kini kujdes me investimet, pasi mund të pendoheni.

Virgjëresha
Sot po besoni te miqtë tuaj të vërtetë, ata që ju vlerësojnë për atë që jeni. Edhe pse dikush mund t’ju ketë lënduar, nuk do të thotë se duhet të mbyllni dyert për të tjerët. Parashikohet një periudhë pozitive për dashurinë dhe për ata që kanë projekte interesante.

Peshorja
Hëna në shenjën tuaj mund t’ju bëjë të ndiheni në faj për disa veshe. Megjithatë, me një sens të masës dhe reflektimi, do të arrini të rikuperoni.

Akrepi
Venusi dhe Urani do të sjellin ndryshime të papritura në dashuri. Këshillohet të shmangni konfliktet dhe të jeni diplomatikë, të hapur për dialog.

Shigjetari
Marsin në kundërshtim mund të shkaktojë polemika. Nëse keni ndonjë pengesë për të kapërcyer, veproni tani, pasi nesër mund të jetë shumë vonë dhe pengesat do të jenë më të mëdha.

Bricjapi
Ndikimi i Hënës dhe Saturnit do të bëjë që dita të jetë me ulje-ngritje. Kritikave dhe shigjetimeve të të tjerëve nuk do t’ju shpëtoni dot.

Ujori
Venusi dhe Urani do të sjellin ndryshime të papritura në jetën tuaj në çift. Disa prej jush mund të arrijnë të çojnë një lidhje drejt zyrtarizimit.

Peshqit
Jeta juaj sentimentale mund të marrë një shtysë të rëndësishme falë ndikimit të Uranit. Mund të zyrtarizoni një lidhje ose ta forconi më tej atë. Mos u shqetësoni, pasi do të keni çdo situatë nën kontroll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *