I futi klientit drogë në qeli, dënohet me 20 vite burg avokatja

Një avokate në Samsun është dënuar me 20 vite e 7 muaj burgim dhe një gjobë prej 206 mijë lirash turke, pasi u shpall fajtore për futjen e lëndëve narkotike në burg për një nga klientët e saj.

Avokatja M.B.G., nënë e dy fëmijëve dhe anëtare e Dhomës së Avokatëve të Samsunit, u arrestua më 31 dhjetor, pasi gjatë një vizite në Burgun e Samsunit dyshohet se i dorëzoi drogë një të burgosuri.

Procesi u zhvillua në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku e pandehura, e sjellë nga Burgu i Erzincanit, i mohoi akuzat. Por trupi gjykues e shpalli fajtore për veprat “futja e substancave të ndaluara në burg” dhe “trafikim i lëndëve narkotike”.

Sipas vendimit, avokatja do të vazhdojë të qëndrojë në qeli deri në përfundimin e plotë të dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *