I ndan politika, por i bashkon Izraeli. PD e PS bëhen bashkë

Shqipëria është bërë vendi i 64-t në botë që i bashkohet rrjetit global të aleatëve të Izraelit. Për këtë qëllim, Kuvendi ka krijuar një grup të posaçëm parlamentar ndërpartiak, të bashkëdrejtuar nga Romina Kuko (PS) dhe Gazmend Bardhi (PD).

Ky hap është pasqyruar gjerësisht në mediat izraelite, të cilat theksojnë se grupi do të bashkëpunojë me koalicionin ndërkombëtar të grupeve pro-Izraelit për të forcuar “diplomacinë e bazuar në besim” dhe për të rritur mbështetjen ndaj komunitetit hebre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *